Eros Grezda arrinë në Glasgow për testet mjekësore te Rangers
Rangers është pranë arritjes së marrëveshjes me Osijek për transferimin e anësorit, Eros Grezda në Ibrox.
Siç shkruan The Scottish Sun, reprezentuesi shqiptar tashmë ka arritur në Glasgow për testet mjekësore para kalimit 2 milionësh te Rabngers.
Rangers tashmë ka kompletuar 12 përforcime këtë verë, ku Kyle Lafferty ishte përforcimi i fundit, transmeton IndeksOnline.
Dhe skuadra skoceze me përforcimet e bëra, ka pasur një start brilliant në sezonin e ri nën urdhrat e Steven Gerrard.
Rangers është përforcuar edhe me dy lojtarë nga futbolli kroat – Nikola Katic dhe Borna Barisic prej Slaven Belupo, respektivisht Osijek./IndeksOnline/