23:07 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Është OK të mërzitesh në punë – ndonjëherë është edhe e këshillueshme

Një ish punëtore e Google dhe trajnere për karrierë iu thotë klientëve që kanë punë të mërzitshme se është në rregull dhe ndonjeëherë mund të jetë gjë e mirë.

Lindasy Gordon kujton një nga klientët e saj të hershëm sa ishte trajnere, një avokate e fuqishme e cila po bëntë shumë para.

Problemi i vetëm? “Ajo ishte shumë e mërzitur në punë”, tha Gordon. “Ajo po ndihej e dobësuar dhe jo e sfiduar dhe të gjithë miqtë e saj vazhdimisht i thoshin asaj, ‘Ti nuk duhet të qëndrosh në këtë punë të mërzitshme!'”

Por në vend që të ndihmonte gruan të fillonte një kërkim për një punë më të plotë, Gordoni mori një hap prapa. Ajo e udhëzoi gruan në disa ushtrime për të kuptuar vlerat e saj më të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.

Siç doli, stabiliteti i mire financiar ishte në krye, kryesisht pasi që gruaja kishte një fëmijë të vogël. Dhe stabiliteti financiar ishte pikërisht ajo që ndikoi në punën “e mërzitshme” të gruas.

Gordon në blogun e saj së fundmi ka një post të titulluar “Është mirë të kesh një punë të mërzitshme” – një argument që ajo e përshkruan si “revolucionare” për shumë njerëz.

Në postin e blogut, Gordon shkruan se disa klientë reagojnë ndaj këtij mesazhi me “lehtësim të pabesueshëm se puna e tyre nuk duhet të jetë gjithçka për ta”. Të tjerët e kuptojnë se ata në fakt duan të ngazëllehen në diçka që shpenzojnë shumë kohë.

Një punë e mërzitshme mund t’ju lejojë të kushtoni kohë dhe energji për qëllime të tjera. Për shumë njerëz, shtoi Gordon, një punë e mërzitshme ka shumë përparësi, si të jesh në gjendje t’i kushtosh kohë dhe energji përvojave jashtë punës. Mendoni për hobi, për vullnetarizëm ose thjesht për të kaluar kohë me familjen. Një klient punoi tetë orë dhe kaloi pjesën tjetër të kohës duke shkruar një roman.

Gordon shton tutje duke thënë se celësi është duke zbuluar se çfarë funksionon për ju, në këtë moment të jetës suaj. Në postin e blogut, Gordon shkruan se “vetëm për shkak se ju zgjidhni një punë të mërzitshme në këtë fazë të jetës nuk do të thotë që ju nuk do të dëshironi të sfidoni veten më shumë në punën tuaj në të ardhmen, ose anasjelltas.” /IndeksOnline.