23:56 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Është zyrtare, McGregor kthehet në ring me këtë datë, ndaj këtij kundërshtari

Conor McGregor ka njoftuar zyrtarisht rikthimin në kafaz për përballjen e radhës. Mjeshtri i arteve marciale do të përballet ndaj Khabib Nurmagomedov me datë 6 tetor të këtij viti në Las Vegas.

Kjo shënon luftën e parë të McGregor-it që nga 12 nëntori i vitit 2016, kur ai mundi Eddie Alvarez.

Me të njëjtin kundërshtar, McGregor ishte përballur fizikisht në një parking para 4 muajsh.

Mjeshtri irlandez vitin e kaluar e kishte provuar veten në boks duke u përballur me Mayweather, meç të cilin e kishte humbur./Indeksonline/

Temat: