22:39 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Etiketat, germat dhe numrat e gomave: Çfarë nënkuptojnë?

Po kërkoni të blini goma të reja?

Kjo guidë ju vjen në ndihmë për të zbuluar misteret pas disa prej etiketimeve dhe kodeve të shtypura mbi to.

Etiketat

Të gjitha gomat e reja të shitura në Bashkimin Evropian pas Nëntorit të 2012-ës vinë me një etiketë standarde.

Ajo shërben për të klasifikuar goma sipas tre kategorive: konsumit të karburantit, fërkimit në lagështirë dhe zhurmës që prodhojnë.

Vlerësimi fillon nga A jeshile (rezultati më i mirë) tek G e kuqe (rezultati më i dobët. Zhurma e prodhuar matet në decibel (dB).

Vetë etiketa është e ngjashme me ato të elektroshtëpiakeve. Kjo bëhet me qëllim që drejtuesit e makinave të kenë më shumë informacion kur blejnë goma të reja.

Konsumi i karburantit

Kjo etiketë tregon fërkimin e gomave gjatë rrotullimit duke matur sasinë e energjisë që humbet. Kjo sasi energjie e konsumuar varet nga konsumi i veshjes së gomave dhe thërrmimi i tyre.

Gomat që kanë fërkim më të ulët gjatë rrotullimit konsumojnë më pak karburant dhe si rezultat vlerësimi është më i lartë.

Fërkimi në lagështirë

Vlerësimi i fërkimit të gomës në lagështirë matet për nga distanca që i duhet makinës për tu ndalur në mot me shi.

Në të vërtetë distanca e ndalimi varet nga disa faktorë por kryesori është fërkimi i gomave me asfaltin në lagështirë dhe presioni i tyre.

Prodhuesit e gomave të makinave përpiqen të gjejnë të mesmen e artë mes konsumit të ulët të karburantit dhe fërkimit të duhur në rrugë.

Zhurmat

Zhurma e jashtme e prodhuar nga gomat matet në decibel (dB) dhe është një indikator i prezantuar së fundi në mënyrë që shoferët të shmangin ndotjen akustike.

Me këtë synohet të ulen zhurmat në rrugë. Indikatori vizual është në formë valësh nga më e ulëta tek më e larta. Me goma që prodhojnë pak zhurmë, jo vetëm ata që janë rreth jush të ndihen falenderues por edhe ju makinës suaj.

Kuptimi i numrave

Çdo gomë ka gërma dhe numra të shtypura të cilat japin informacionin e duhur rreth gomës që keni nevojë në makinën tuaj.

Ato përcaktojnë gjerësinë, lartësinë, diametrin, profilin, peshën maksimale dhe shpejtësinë maksimale. Ja një shembull si mëposhtë:

Dhe ja çfarë secili prej numrave dhe gërmave tregojnë:

193 – Gjerësia e gomës në milimetra

60 – Lartësia e gomës

R – Ndërtimi rrezor

15 – Diametri i disqeve në inç

94 – Pesha maksimale që mund të mbajë goma

W – Shpejtësia maksimale që mund të përballojë goma

Këto të dhëna përdoren për të përcaktuar edhe presionin ideal të gomës.

Shpejtësia maksimale sipas gërmave

Gërma që korrespondon me shpejtësinë maksimale të gomës është e fundit mes numrave dhe gërmave të shtypura mbi të. Ajo tregon shpejtësinë maksimale që mund të përballojnë. Ja një tabelë:

Gërma Shpejtësia në KM/h
N 140
P 150
Q 160
R 170
S 180
T 190
U 200
H 210
V 240
Z 240+
W 270
Y 300

 

Pesha maksimale

Siç sugjeron edhe titulli i këtij paragrafi, ky indikator tregon peshën maksimale që një gomë mund të mbajë.

Një gomë me një indeks peshe prej 91 mund të mbajë deri në 615 kilogram. Shumëzoje për katër dhe pesha që mund të ngarkoni në makinën tuaj është 2,460 kilogram.

Mbipesha mund të kompromentojë sigurinë por edhe konsumin e karburantit.

Ja indikatorët e peshës:

INDEKSI I PESHËS PESHA NË KG
62 265
63 272
64 280
65 290
66 300
67 307
68 315
69 325
70 335
71 345
72 355
73 365
74 375
75 387
76 400
77 412
78 425
79 437
80 450
81 462
82 475
83 487
INDEKSI I PESHËS PESHA NË KG
84 500
85 515
86 530
87 545
88 560
89 580
90 600
91 615
92 630
93 650
94 670
95 690
96 710
97 730
98 750
99 775
100 800
101 825
102 850
103 875
104 900
105 925
INDEKSI I PESHËS PESHA NË KG
106 950
107 975
108 1000
109 1030
110 1060
111 1090
112 1120
113 1150
114 1180
115 1215
116 1250
117 1285
118 1320
119 1360
120 1400
121 1450
122 1500
123 1550
124 1600
125 1650
126 1700