20:49 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

EULEX përfundon gjykimet (Video)

Misioni i EULEX-it e pati sot gjykimin e fundit në Kosovë.

Gjyqtari i këtij misioni, Witold Jakimko që ndanë drejtësi në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, të martën ishte raportues në një rast ku padia ishte bërë vite më parë, njofton Klan Kosova.

Në seancë, pati falënderime të ndërsjella nga gjyqtarë të këtij misioni e atyre kosovarë.

Për fundin e punës së tij foli edhe gjyqtari i EULEX-it, Witold Jakimko i cili tha se do t’i mungojnë të gjithë kolegët kosovar.

 

 

Temat: