75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj mbështet angazhimin e ri të EULEX

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Vincenzo Coppola, drejtorin e EEAS (Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian) për planifikim civil dhe aftësi të sigurisë.

Kryeministri Haradinaj e ka uruar Coppola, për marrjen e detyrës në këtë pozitë dhe ardhjen e tij për të shërbyer në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se e mirëpret bashkëpunimin që institucionet tona e kanë me ato të misionit të EULEX-it dhe se mandati i ri do të ndihmojë që të forcojë kapacitetet e tyre.

“Unë e mbështesë angazhimin e ri të EULEX-it në rolin e tij që t’i forcojë institucionet tona. Pothuajse të gjitha lëndët janë transferuar nga EULEX në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa sa i përket sundimit të ligjit, ne e kemi rritur buxhetin për Drejtësinë, pagat për gjyqtarët, prokurorët dhe policinë dhe më e rëndësishmja kemi çuar përpara ligjet e nevojshme për të përmirësuar sistemin gjyqësor në vend”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj shtoi se pakoja e ligjeve të Anti -korrupsionit është miratuar në Parlament dhe se në rrugë janë edhe ligje të tjera të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. 

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për Dhomat e Specializuara, si dhe për çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Ndërkaq, drejtori Coppola vlerësoi lartë angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të çuar përpara agjendën legjislative të vendit, duke treguar gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e dyanshëm.

Temat: