75 Mall Live Search
15:39 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prokurorët që kishin shërbyer në EULEX, pjesë e Gjykatës Speciale!

Gjykata Speciale ka nisur tu dërgojë ftesa ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovës.

Indeksonline mëson se një numër i madh i prokurorëve dhe zyrtarëve të këtij institucioni të drejtësis (emra të njohur për redaksinë) kishin shërbyer kohë më parë në Misionin e EULEX-it.

Disa prej tyre kishin ngritur aktakuza për disa politikanë kosovarë të përfshirë në afera korruptive.

Një praktikë e tillë ishte bërë edhe nga misioni i UNMIK-ut tek EULEX-i dhe tani njëjtë po vepron edhe me Specialen.

Ndryshe, deri më tani zyrtarisht janë dërguar 7 ftesa për kosovarët që do të gjykohen nga kjo gjykatë.

Emrat më të njohur që deri më tani janë bërë të ditur janë dy komandantët; Sami Lushtaku dhe RrustemMustafa-Remi. /Indeksonline/

Temat: