12:16 / E Martë, 05 Prill 2022 / LB

EULEX: Pikat kufitare Merdarë e Mutivodë tani janë plotësisht funksionale

Misioni i EULEX-it në Kosovë e ka quajtur një përparim pozitiv funksionimin total të pikë kalimeve kufitare Merdarë e Mutivodë.

Përmes një postimi në Twitter, EULEX ka theksuar se kjo do të reduktojë kohën e pritjes për qytetarët që i përdorin këto pikë kalime kufitare.

“Zhvillim pozitiv: Pikat e Përbashkëta të Kalimit në Merdarë & Mutivodë janë plotësisht funksionale! Kjo do të reduktojë kohën e pritjes për pasagjerët, duke bërë një ndryshim në jetën e të gjithë qytetarëve që i përdorin ato”, thuhet në postimin në Twitter.