20:37 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

EuroBasket: Shqipëria mposhtet nga Danimarka

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet për EuroBasket.

Kuqezinjtë u mposhtën 69 me 82 nga Kombëtarja e Danimarkës, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti me më së shumti pikë ishte nga radhët e Shqipërisë, me Klaudio Ndoja i cili realizoi 29 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Për danezët më i miri ishte Gabriel Lundberg, me 28 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime.

Me këtë humbje Shqipëria mbetët në pozitën e fundit në grupin B.

Shqipëria ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 25 shkurt, kundër Armenisë./IndeksOnline/