23:19 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Everton kërkon yje në skuadër, synon futbollistët e Realit dhe Juventusit

Evertoni i Carlo Ancelottit dëshiron të futet në top klubet e Premierligës dhe për të arritur synimin po synon të marr emra të mëdhenj.

Sipas “90min”, skuadra nga qyteti i Liverpoolit dëshiron të nënshkruaj me futbollistët uellsian, Gareth Bale dhe Aaron Ramsey gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline.

Pronari i klubit, Farhad Moshiri do t’i dhuroj trajnerit italian gjashtë ose shtatë lojtar të kalibrit evropian, e në mesin e tyre janë edhe dy yjet e lartpërmendur.

Bale dhe Ramsey nuk janë të kënaqur me klubet aktuale duke mos patur shumë minuta në dispozicion gjatë sezonit të fundit.

Ky faktor është shumë i rëndësishëm që Everton të arrij më lehtë t’i transferoj dy futbollistët. /IndeksOnline/