10:52 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

F1: Alfa Romeo zbulon pamjen e parë të makinës (Foto)

Kompania e madhe e veturave, Alfa Romeo ka zbuluar makinën e re të Formula 1, për sezonin 2018.

Ekipi i Sauber F1 ka nënshkruar një marrëveshje me partnerin e ri, Alfa Romeo, duke e kthyer prodhuesin e makinave italiane në Formula 1 pas 30 vjetësh mungesë, shkruan IndeksOnline.

Alfa Romeu ishte forca dominuese në Kampionatin Botëror që filloi në vitin 1950.

Marka me qendër në Milano shërbeu me motor disa skuadra nga viti 1961 deri në 1979, për t’u kthyer pastaj në një ekip punues në vitet 1979 dhe 1985./IndeksOnline/