09:26 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fabregas ka gati ekipin për të luajtur një miqësore ndaj Argjentinës [Foto]

Anulimi i miqësores së Argjentinës me Izraelin, bëri që Cesc Fabregas të propozojë me shaka një ndeshje miqësore me kombëtaren e Messit, me 11 lojtarët më të mirë të cilët mungojnë në Kupën e Botës.

Ish mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës ishte pjesë kyçe e skuadrës fituese të vitit 2010 nën urdhërat e Vicente del Bosque, por tani është jashtëzakonisht larg renditjes – me rreth gjashtë ose shtatë mesfushorë qëndrorë përpara tij.

Por siç e dimë, Fabregas nuk është emri i vetëm i talentuar i familjes që nuk do të shkojë në Kupën e Botës – ka një numër yjesh të atyre që nuk do të jenë në Rusi.

BBC krijoi një skuadër që paraqiste shumë yjeve të kombëtarëve të cilat nuk janë kualifikuar si dhe të tillë që nuk janë ftuar nga kombëtaret e tyre përkatëse. Fabregas bënte pjesë aty së bashku me bashkëkombasit e tij Bellerin dhe Marcos Alonso. Ai vendosi të përgjigjet në Twitter të Fox Sports Argjentina duke shkruar thjeshtë: “Ne jemi në dispozicion” .

Dikush e pyeti atë se pse Bailly bënte pjesë në skuadër dhe Cesc u përgjigj se thjesht kjo ishte 11-shja e parë që i ra ndërmend.


/IndeksOnline/