10:38 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Facebook e punëson në kompani një politikan, ish zëvëndës-kryeministrin

Facebook ishte duke kërkuar një politikan për ta angazhuar në kompani, pas largimit të Elliot Schrage. Pozita e lire ishte Udhëheqësi i Politikave dhe Komunikimeve Globale të Facebook.

Nick Clegg, ish-Zëvendës Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe njëherësh lider i Liberal Demokratëve është emëruar në këtë pozitë.

Clegg do të nisë punën javën e ardhshme pasi të zhvendoset në Kaliforni javën e ardhshme.

Në garë për këtë pozitë ishin edhe ish sekretari i shtetit, David Milliband dhe ish udhëheqësi i thesarit, George Osborne./Indeksonline/