15:08 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Facebook largon seksionin “Trendings”

Facebook tha ditën e Premte se do të largojë veçorinë “Trending” e cila përpilon lajme nga burimet më popullore të publikuara në rrjetin social në mënyrë që përdoruesit të kenë akses në informacion cilësor.

Kjo lëvizje e cila hyn në fuqi këtë javë, vjen në një moment kur rrjeti social po lufton me përhapjen e lajmeve të rreme në platformë.

Ky seksion gjeneronte vetëm 1.5% të klikimeve të lajmeve mesatarisht u shpreh rrjeti social duke shtuar se po kërkonte mënyra të reja për të përhapur lajmet.

Cilësia e përmbajtjeve të publikuara në Facebook është vënë në pikëpyetje pasi u zbulua se operativë Rusë kishin përhapur lajme të rreme për zgjedhjet në SHBA.

Në të kaluarën rrjeti social kishte bërë ndryshme në seksionin Trendings për të shmangur anime ideologjike dhe politike.