19:20 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Facebook mbyll dhomën kundër “Fake News”

Facebook mori kritika të shumta për zgjedhjet kur Donald Trump u zgjodh president pasi që dyshohej për ndërhyrjen e Rusisë.

Kjo pasi që dyshohet se që Rusia ka shpërndarë lajme të pavërtetat për Hillary Clinton në Facebook, duke ndikuar kështu në rezultatin e zgjedhjeve, transmeton Indeksonline.

Pas këtyre kritikave Facebook krijoi një dhomë të posaçme për të luftuar lajmet e pavërteta.

Por tash mësohet  se kompania gjigante ka mbyllur këtë dhomë, kjo sipas raportimeve të Bloomberg.

Po ashtu nuk pritet të hapet për zgjedhjet e ardhshme që ndodhin në botë.

Përkundër që është mbyllur kjo dhomë, Facebook ka potencuar se do të përdor strategji për të ndaluar lajmet e rreme./Indeksonline/

Temat: