10:16 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fajon kundër ndryshimit të kufijve, ka disa fjalë edhe për Mogherinin

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon që është edhe raportuese e vizave për Kosovën, ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Serbi.

Ajo në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka kritikuar ashpër regjimin e Presidentit serb, Vuçiq për ngufatjen e demokracisë. Ndërsa ka folur edhe për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjdihje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tutje, Fajon ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini është duke u kritikuar për ditë e më shumë nga liderët e BE-së për qëndrimet rreth ndryshimit të kufijve, përcjellë Indeksonline.

“Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbeshtes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE-së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE’së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve”, thuhet në citatin e Fajonit të një pjese të intervistës për “Danas”.

Në fund, ajo ka dhënë një përgjigje për ata që pyesin  se çka do të ndodhë me njerëzit?

“Ajo që politikanët duhet të bëjnë është që të gjejnë zgjidhje që çon drejt normalizimit të jetës pa manipulime dhe pa popullizëm” ka thënë ajo.

https://www.danas.rs/politika/tanja-fajon-vucic-ovog-puta-nije-bacao-novine-po-stolu/?fbclid=IwAR3KoHiPzsgfGEWQN4JjPjJAEW76hvOKQSKYeqY853-nlg1odKwamVa-4ns