75 Mall Live Search
16:31 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Fajon takohet me Avramopoulos, flasin për liberalizimin e vizave për kosovarët

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin për Migrim dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, Dimitris Avramopoulos.

Në këtë takim bëhet e ditur se është diskutuar edhe për liberalzimin e vizave për qytetarët e  Kosovës.

“Takim me komisionarin Avramopoulos sot në Berlaymont. Ne kemi një bashkëpunim të frytshëm në shumë çështje  të brendshme të Bashkimit Evropian si dhe përpjekjet e përbashkëta për të hequr regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Fajon në Twitter, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se pas arritjes së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës i mbetet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit në mënyrë që të jetë sa më afër mundësisë së liberalizimit./Indeksonline/