10:03 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fakte interesante rreth trurit që nuk i keni ditur

Truri është pjesa më e komplikuar e trupit pasi që kontrollon të gjitha pjesët e trupit.  As doktorët dhe shkencëtarët nuk arrijnë të kuptojnë funksionin komplet të tij. Indeksonline ju sjellë disa fakte interesante dhe ndoshta të padëgjuara rreth trurit.

1. Shenjat e operacioneve të suksesshme të trurit datojnë shumë kohë më parë. Sipas zbulimeve thuhet që këto shenja datojnë që nga koha e gurit, që domethënë njerëzit kanë kryer operacione të trurit në atë kohë.

2. Sipas shkencëtarëve, 75% e trurit është e mbushur me ujë. Pra kur qëndroni të dehidratuar, truri fillon të zvogëlohet dhe mund të ketë efekt negativë në punë e trurit.

3. Truri rritet deri në moshën 18 vjeçare, pas kësaj moshe ndalon së rrituri.

4. Ekziston një mit se njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit por kjo nuk është e vërtet. Njerëzit e përdorin komplet trurin. Ne e përdorim më shumë se 10% edhe kur jemi në gjumë.

5. Çelësi i të mësuari dhe një memorie të fortë është kolesteroli. Por niveli i lartë i kolesterolit ka efekte negative.

6. Ëndrrat që ne shohim besohet të jenë kombinim i imagjinatës, faktorëve psikologjik dhe neurologjikë. Po ashtu shikimi i ëndrrave është provë që truri funksionon edhe kur jemi në gjumë.

7. Truri nuk ndjenë dhimbje. Funksioni i tij është t’i dërgoj sinjalet e dhimbjes.

8. Kur hyni në vitet e 20ta të jetës njerëzit fillojnë t’i humbasin aftësitë njohëse dhe të memories.

9. 20% e gjakut dhe oksigjenit në trup është i kontrolluar nga truri./Indeksonline/

Temat: