00:06 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Falë penalltive Reali mposht Gironan (Video)

Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligës.

Mbretërit mposhtën në udhëtim Gironan me rezultat 1-4, shkruan indeksonline.

Vendasit u treguan të rrezikshëm duke shënuar të parët me anë të Borja Garcia në minutën e 16-të të ndeshjes.

Real Madrid u kthye në lojë fillimisht me dy penallti në favor të tyre.

Ramos barazoi rezultatin me “Panenka” në minutën e 39-të të ndeshjes.

Benzema kaloi Realin në epërsi me penalltinë e realizuar shtatë minuta me të filluar pjesa e dytë.

Në listën e realizatorëve u shënua edhe Bale me golin në minutën e 59-të të ndeshjes.

10 minuta para fundit Benzema shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën.

Me këtë fitore, Real Madrid merr kreun me gjashtë pikë aq sa ka edhe Barcelona pas dy ndeshjesh të luajtura. /IndeksOnline/