”Falë tre-golëshit të Arbërit, Kosova vazhdon tutje” – Heerenveen përgëzon Zenelin
Arbër Zeneli ishte heroi i Kosovës mbrëmë në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri”.
Super sulmuesi i Kosovës ia dhuroi fitoren skuadrës së Bernard Challandes me tre-golësh fantastik.
Përveç tre golave të Zenelit, një gol i takoi edhe mbrojtësit, Amir Rrahmani, transmeton IndeksOnline.
E natyrisht paraqitja impresive e Zenelit nuk i ka ikur as klubit të tij, Heerenveen.
Klubi holandez, pas ndeshjes, i ka dedikuar një postim në Twitter tre-golëshit të Zenelit dhe kualifikimit të Kosovës.
”Përfundim në Prishtinë. Duke iu falënderuar tre-golëshit të Arbër Zenelit, Kosova fiton me shifrat, 4-0 ndaj Azerbajxhanit”, shkroi Heerenveen në Twitter./IndeksOnline/
??? | Afgelopen in Pristina! Mede door een hattrick van Arber Zeneli wint Kosovo met ruime cijfers van Azerbeidzjan (4-0). #NationsLeague
? PSV – sc Heerenveen. pic.twitter.com/Kj0HBEUXi5
— sc Heerenveen (@scHeerenveen) November 20, 2018