23:22 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Faleminderit Zot, vetëm edhe 45 minuta me Bayernin” – Ylli bavarez drejt largimit

Pas largimit të James dhe Hummels, nga Bayern Munchen pritet të largohet edhe një lojtar tjetër.

Bëhet fjalë për mesfushorin portugez, Renato Sanches, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës gjermane, Bild në miqësoren e fundit në Lindau, Sanches është dëgjuar duke thënë në dhomat e zhveshjes me zë të lartë: “Faleminderit Zot, edhe 45 minuta me Bayern, pastaj pushime dhe pastaj kurrë, kurrë më.”

Nga Sanches ishte pritur shumë sezonin që shkoj por Kovac nuk i dha minutat që kishte kërkuar./Indeksonline/