11:19 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Familja e shpallë të zhdukur, e mitura publikon fotografi në “SnapChat”

Janë bërë më shumë se 24 orë që kur 16 vjeçarja nga Kaçaniku, Viola Guri është zhdukur në mënyrë enigmatike.

E njëjta ende nuk ka kontaktuar familjarët e saj, derisa Policia e Kosovës po merret me rastin në fjalë duke vazhduar hetimet.

Sipas informacioneve që Indeksonline ka arritur të sigurojë, kjo nuk është hera e parë që e mitura ka tentuar të largohet nga shtëpia e saj.

Viola ishte larguar nga shtëpia e saj në orët e hershme të mëngjesit ditën e hënë.

Disa orë më pas ajo ka bërë një paraqitje në rrjetet sociale, derisa ka bërë me dije se ka kaluar nga Ferizaji, Prizreni dhe Rugova.

Janë familjarët e saj, ata që presin me padurim të mësojnë diçka rreth vendodhjes së vajzës së tyre.

Bëhet thirrje që të gjithë ata që kanë ndonjë informacion rreth saj, të kontaktojnë në këtë numër +38345612208. /Indeksonline/