11:29 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Familja jep detaje për varrimin e biznesmenit llapjan

Sot në Podujevë ka ndërruar jetë, biznesmeni i njohur, Astrit Shabani.

“Edhe pse u nda nga ne në një moshë të hershme, veprat e tij do t’i kujtojmë përherë me mall dhe krenari, dashuria dhe mirësia e tij do të na përcjellin çdo herë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 13.07.2019 në ora 18:00 në fshatin Metehi, Podujevë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Vlen të theksohet se i ndjeri, Shabani ishte kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Ndryshe, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi ka ngushëlluar familjarët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij! HTH.”, ka shkruar presidenti./Indeksonline/