19:14 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Familja llapjane falë gjakun familjes dukagjinase [Video]

Sot në Xhaminë “Zejnullah Blakçori” në Letanc të Podujevës, familja Behrami nga Letanci, fali gjakun e birit të tyre Selimit, të vrarë në vitin 2001 nga familja Brahimaj nga rrethi i Gjakovës, njofton Llapi.info.

Ishte pikërisht haxhi Qazim Behrami ai që në emër të familjes Behrami shtriu dorën e pajtimit familjes Brahimaj dhe e fali gjakun e vëllaut të tij, Selimit.

Ky gjest u përshendet nga imami i Xhamisë Zejnullah Blakçoripor edhe xhemati i shumtë prezent.

Imami gjithashtu falënderoi Ismet Abdullahun, i cili ishte ndërmjetësues dhe arriti të pajtojë këto dy famile.

Kliko këtu për ta shikuar videon: