14:48 / E Enjte, 07 Janar 2021 / C E

Familja Maldini me 1000 ndeshje në Serie A, me fanellën e Milanit

Daniele Maldini luajti disa minuta në humbjen e Milanit 1-3 ndaj Juventusit në San Siro.

Sulmuesi rosoner bëri paraqitjen e gjashtë me fanellën e Milanit në Serie A, shkruan Indeksonline.

Ai po ndjek hapat e gjyshit dhe të babait të tij që kanë shkruar histori me këtë skuadër.

Cesare Maldini ka zhvilluar 347 ndeshje me fanellën e Milanit derisa Paolo, kapiteni legjendar vetëm në Serie A ka luajtur 647 herë.

Tri gjeneratat e familjes Maldini kanë arritur 1000 paraqitje së bashku. /IndeksOnline/