14:03 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Familja Xhaka sqaron të vërtetën nëse do të jetë aksionare në KF Llapin

Dje nëpër mediat kosovare thuhej se familja Xhaka do të jetë aksionare në skuadrën e Superligës Kosovare, KF Llapin. Krejt kjo doli nga një deklaratë e Tahir Batatinës. Por, Xhakajt kanë mohuar një gjë të tillë.

Në një prononcim për Indeksonline, Xhakajt thonë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se nuk duan që me lajme të tilla të njolloset emri i familjes së tyre.

“Nuk ka asgjë të vërtetë nga deklarata e Batatinës. Ne nuk do të jemi aksion në KF Llapi. Ne vetëm kishim një takim rasti, miqësor në një darsëm. Më pas rrodhën fotot ku edhe u përfol kjo gjë. Gjithmonë do të mbeteni të informuar për të rejat e familjes tonë, si familje që gjithmonë ka tentuar të ndihmojë futbollin e Kosovës. Lusim të gjithë që mos të keqpërdorët emri i familjes tonë për interesa personale” thuhet në deklaratën e familjes Xhaka./Indeksonline/