16:09 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Familjarët: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit

Familjarët e gjashtë shtetasve turq që të enjten u depërtuan për në Turqi kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll, konkretisht në Qendrën e Ndalimit në Stamboll.

Këtë e ka konfirmuar , avokati i Osman Karakaya, Leutrim Syla.

“Familjet e konfirmuan se kanë kontaktuar me të afërmit e tyre, dhe tani të arrestuarit ndodhen ne Qendrën e Ndalimit në Stamboll”, tha Syla.       Që nga dita e arrestimit familjarët kanë pasur dyshime se të arrestuarit nuk janë deportuar por janë mbajtur fshehur në Aeroportin e Prishtinës.