18:24 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fansat e ‘çmendur’ të Spice Girls detyrojnë grupin legjendar të marrin këtë vendim

Kohë më parë grupi legjendar Spice Girls kishin paralajmëruar ribashkimin.

Këtij lajmi i ishin gëzuar mijëra adhurues të cilët kanë detyruar grupin që të sjellin data të reja për turneun botëror pas kërkesave të shumta, shkruan Indeksonline.

Vajzat e grupit tashmë do të kenë edhe katër data të reja në turneun e tyre, i cili do të mbahet në qytete të ndryshme të Britanisë.

Kohëve të fundit vajzat kanë filluar edhe promovimin e turneut pas lajmit për ribashkim, kujtojmë që vetëm katër nga pesë vajzat e grupit do të jenë pjesë e turneut, pasi që Victoria Beckham nuk ka pranuar të ribashkohet me grupin duke u fokusuar në karrierën e saj si dizenjatore./Indeksonline/

Temat: