10:47 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Faqet madrilene në Facebook po ndryshojnë emrin, tani mbështesin Juventusin [Foto]

E pra, nuk zgjati shumë. Vetëm disa javë pasi Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus, faqet e fansave që më parë ishin të ‘përkushtuara’ për të mbështetur Real Madridin, tani kanë ndërruar kahje.

Megjithatë, kjo nuk duhet të na habisë. Ronaldo është një ikonë globale, ai është atleti më i ndjekur në një numër platformach sociale. Përafërsisht 520,000 fanella të Cristianos janë shitur përmes internetit dhe dyqaneve vetëm për 24 orë.

Portugezi është një model për miliona njerëz në mbarë botën dhe duket paksa e kuptueshme që fansat bëjnë këtë gjë.

“Plastikët kanë nisur udhëtimin drejt Torinos” , shkruan një përdorues në Twitter, duke ironizuar me këtë pjesë të tifozëve.

Që nga ardhja e Ronaldos, mediat sociale të Juventusit kanë shënuar rritje të madhe. Numrat janë rritur mjaft shpejt sidomos në Twitter, Instagram dhe Facebook.

Duket se baza e tifozëve të Juventusit vetëm do të vazhdoj të rritet në muajt e ardhshëm, ndërsa presim të shohim se sa faqe ‘mbështeëse të Real Madridit’ do të ndryshojnë emrin e tyre. /IndeksOnline/