07:33 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Fati i “bishës” fluturuese sovjetike që nuk u përdor kurrë

Prototipi i vetëm i këtij avioni të pazakontë tashmë qëndron i rrënuar në një fushë afër Moskës, por dikur ishte shpresa e Bashkimit Sovjetik kundër sulmeve të nëndetësve të SHBA-Së. Avioni i quajtur Bartini Beriev VVA-14, shkronjat janë një akronim për “avionët amfibë të ngritjes vertikale” me 14 motorrë ishte projektuar për t’u ngritur kudo, pa pasur nevojë për një pistë, sipas CNN.

I projektuar në vitet 1960, vetëm dy nga tre prototipet e propozuar janë ndërtuar dhe vetëm njëri prej tyre arriti të ngrihej në fluturim.

Kur projektuesi Robert Bartini vdiq, projekti vdiq bashkë me të dhe prototipi i dytë u shpërbë.

Avioni i parë u nis për në Muzeun Qendror të Forcave Ajrore pranë Moskës, por diçka nuk shkoi mirë.  Avioni u plaçkit, u dëmtua dhe nuk është riparuar që prej asaj kohe, shkruan abcnews.al.

Aeroplani VVA 14 b & w-3

Bartini kishte parashikuar disa versione të ndryshme të VVA-14, duke përfshirë një me ponto të fryrë për t’u ulur në ujë dhe një tjetër me krahë të palosshëm që mund të funksiononin nga anijet në det.

Avioni mori pseudonimin Zmei Gorynich, sipas emrit të një dragoi nga përrallat popullore ruse.

Kur e shikoje nga toka, VVA-14 ngjante me Zmei Gorynych që kishte gjithashtu, si të thuash, tre koka, si dhe krahë relativisht të vegjël”, thotë Andrii Sovenko, një historian i aviacionit. 

Aeroplani VVA 14 b & w-5