21:17 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fatmir Limaj uron myslimanët për Festën e Bajramit

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit Kryetar i NismaSocialdemokrates ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Limaj ka thënë se kjo festë vjen pas muajit të  shenjtë të Ramazanit, sipas tij, muaj i së cilës është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në prag të festës së Fitër Bajramit, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal,  të gjithë besimtarëve myslimanë urime Festa e Fitër Bajramit!

Kjo festë vjen pas muajit të Shenjtë të Ramazanit, i cili është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit.

Në këtë festë ndajmë përgëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin.

Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati!./Indeksonline/