15:00 / E Martë, 21 Gusht 2018

Nata e Kurban Bajramit me 67 aksidente

Pavarësisht apelit të Policisë së Kosovës për kujdes në trafik, shoferët po vazhdojnë me të tyren.

Sipas raportit policor, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente komunikacioni, transmeton Indeksonline.

Prej tyre, 26 me të lënduar dhe 41 pa lëndime në njerëz. Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1099 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Tutje, sipas pollicisë gjatë kësaj kohe janë arrestuar 15 persona, tetë janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/