Fatmir Rexhaj vishet kuqezi, nënshkruan me Drenicën

Drenica po vazhdon përforcimet për sezonin e ri.
Klubi nga Suhareka ka zyrtarizuar transferimin e qëndërmbrojtësit Fatmir Rexhaj, shkruan IndeksOnline.
Rexhaj ishte objektiv krysor i disa klube kosovare, por ka vendosur të vesh fanellën kuq e zi dhe të ndihmoj Drenicën që të rikthehet në Superligë.
Ai ka përvojë në Superligën dhe Ligën e Parë te Kosovës në futboll, dhe me cilësitë e tij, do t’i sherbejë Drenicës në arritjen e objektivit.
26-vjeçari, së fundi ishte pjesë e skuadrës FC Phoenix.
Në të kaluarën, Rexhaj ka luajtur edhe për skuadrat si, FC Besa Peja, Istogu dhe Trepca ’89./IndeksOnline/
