14:22 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Favoritët shpresojnë në fitore

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë e Superligës së Femrave. Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Skuadra prishtinase ka katër fitore dhe një humbje në këtë edicion, derisa Vëllaznimi numëron pesë humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara. Bashkimi që ka pesë fitore dhe është i pamposhtur në këtë edicion është mysafir i Trepçës, që ka dy fitore dhe tri humbje.

Ndeshja e fundit është ndërmjet Penzës dhe Kastriotit. Skuadra pejane ka tri fitore dhe dy humbje deri tani, kurse ajo ferizajase ka një fitore dhe katër humbje.

Superliga e Femrave – Java 6

E shtunë

11:00 Mabetex Prishtina-Vëllaznimi 

18:00 Trepça-Bashkimi

E diel

17:00 Penza – Kastrioti