09:58 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Federata e Anglisë pranon ofertën marramendëse për shitjen e ”Wembley”

Federata e Futbollit të Anglisë ka arritur marrëveshje që ta shesë ”Wembley-n” për pronarin e Fulhamit dhe Jacksoville Jaguars, Shahid Khan për 600 milionë funte, sipas Financial Times.

Biznesmeni pakistano-amerikan ka qenë në bisedime për ta blerë Stadiumin Kombëtar që nga prilli dhe marrëveshja tani duket se është arritur.

Propozimi tani do të pranohet nga 10 anëtarët e bordit të FA-s në takimin që do të mbahet nesër.

Shahid Khan owns Premier League side Fulham and NFL franchise the Jacksonville Jaguars

Nëse bordi e pranon këtë, atëherë marrëveshja do të prezantohet në takimin e radhës prej 127 anëtarëve të FA-s në muajin e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Në prill, Khan tha se dëshironte që ta blente ”Wembley-n” për ta përforcuar prezencën e Jaguars në Londër, në kohën kur skuadrat e NFL janë duke marrë interesim në këtë qytet.

Nëse Khan e kompleton marrëveshjen, ndeshjet si vendas të Anglisë do të zhvillohen sërish në ”Wembley”, ashtu si edhe finalet e Kupave dhe play-off./IndeksOnline/