11:50 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Federata e Hendbollit të Serbisë, i bën ftesë Kosovës: Të bëhemi bashkë për ta ngritur nivelin!

Asnjë klub apo shteti i Serbisë kurrë nuk do të pranojë një ndeshje kundër Kosovës! Kështu thotë nënkryetari i Hendbollit të Serbisë, Dragan Skribic, transmeton IndeksOnline.

“Kemi dështuar për të arritur një marrëveshje me Shoqatën e Hendbollit të Europës, por nuk duhet të ndodhë kurrë që Serbia të luajë me ekipet nga Kosova. Mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për t’iu shmangur skenave të frikshme”, ka thënë Skribic.

Para disa dite, Përfaqësuesja e Kosovës (grupmoshat u20) në hendboll udhëtoi për në Beograd, por shteti i Serbisë nuk pranoi të luajë, kështu këta të fundit u mposhtën me rezultat zyrtar, 20-0.

Nënkryetari i Federatës së Serbisë, thotë se është koha për “bashkim” në mënyrë që hendbolli serb të rritet, duke përfshirë këtu Kosovën si territor të Serbisë, meqë ai i referohet si “Kosovo i Metohija”

“Ka shumë njerëz që mezi presin të kritikojnë. Përfaqësuesja e Kosovës, Vojvodinës duhet të marrin pjesë në aleancë, dhe nuk e di pse nuk e bëjnë. Ata duhet të bashkohen me ne për ta ngritur nivelin e hendbollit serb. Unë jam i gatshëm të bashkpunoj me të gjithë”, shtoi Skribic.

Nuk ishte i vetmi rast i hendbollit, pak ditë më parë xhudistja serbe refuzoi një ballafaqim me xhudisten nga Kosova, Flaka Loxha. Duhet thënë se kjo situatë i shkon përshtati Kosovës, e cila është pranuar ndërkombëtarisht në federatat e ndryshme sportive./IndeksOnline/

https://www.kurir.rs/sport/ostali-sportovi/3022361/srbija-vise-nikada-nece-igrati-sa-tzv-kosovom-evo-sta-je-odluceno