75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Federata Egjiptiane jep lajmin fantastik për Salah

Mohamed Salah mund të luaj në Kupën e Botës, ndërsa Federata egjiptiane shpreson që shërimi i yllit të Liverpulit nuk do të kalojë tre javë.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Kiev fundjavën e kaluar, shkruan indeksonline.

Por frika fillestare se Salah nuk do të shërohet në kohë për të përfaqësuar vendin e tij në Rusi, u mohua të mërkurën në mbrëmje nga Federata egjiptiane.

“Federata e Futbollit riafirmon se Salah do të luajë në Kampionatin Botëror me shpresë dhe mungesa e tij nuk do të kalojë tre javë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndeshja e parë e grupit të Egjiptit në Kupën e Botës është kundër Uruguait më 15 qershor, përpara takimeve me Rusinë dhe Arabinë Saudite më 19 dhe 25 qershor respektivisht.

Salah shënoi 44 gola në 52 ndeshje për Liverpulin gjatë sezonit të tij debutues pas bashkimit me klubin nga Roma verën e kaluar. /IndeksOnline/