16:27 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Federata franceze favorizon kundërshtarin e Arsenalit

Të enjten me 7 mars, Arsenali është mysafir i Rennes në ndeshjen e 1/8 të Europa League.

Federata franceze i ka mundësuar skuadrës së Ligue 1 që të ketë më shumë pushim para kësaj ndeshje, shkruan Indeksonline.

Loja e ligës e planifikuar të zhvillohet me 2 mars është shtyrë për një kohë të pacaktuar për t’i mundësuar Rennes një javë kohë për tu përgatitur për ndeshjen e Europa League.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery

Ndërkohë, Arsenal në fundjavë do të ndeshet me rivalin lokal, Tottenham.

Skuadrat angleze janë ankuar gjithnjë që federata nuk iu mundëson një orar të mirë të ndeshjeve kur garojnë në Evropë. /IndeksOnline/