12:11 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Federeri është plakur, serbi i Kosovës e mposhtë në gjysmëfinale

Novak Gjokoviqi ka kaluar në finale të turneut prestigjioz, Australian Open.

Tenisti serb në gjysmëfinale mposhti zviceranin Roger Federer 3-0 me sete, shkruan Indeksonline.

Federeri e nisi mirë ndeshjen, duke krijuar avantazh 5-2 në setin e parë, por Gjokoviqi përmbysi gjithçka duke i fituar të tre setet (6-7, 4-6 dhe 3-6).

Në finale, serbi do të takohet me fituesin e ndeshjes së nesërme, Thiem – Zverev.

Kujtojmë se GJokoviqi e ka prejardhjen nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës. /IndeksOnline/