Femra që nuk mbath kurrë këpucë [Foto]
Infeksioni tropikal elefantoza e ka lënë Tewheeda Jan (21) nga India me këmbë të mëdha dhe të rënda.
Operacioni për të hequr gishtat e këmbëve kur ishte 14-vjeçare nuk ndihmoi gjendjen dhe u përhap në këmbët e saj.
Ajo thotë se e gjithë jeta e saj është privuar nga gëzimi i mbathjes së këpucëve, pasi është e detyruar të ecën zbathur edhe kur temperaturat janë në minus.
Gjendja krijohet kur pjesët e trupit – shpesh këmbët ose organet gjenitale – bëhen të zgjeruara kur krimba parazitarë prekin sistemin limfatik, i cili rregullon ekuilibrin e lëngjeve në trup.
Parazitët në trup mund të shkaktojë trashje të indit të trupit, një problem që përkeqësohet me kalimin e kohës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se 120 milionë njerëz mund të kenë sëmundjen, por ajo mund të çrrënjoset.