11:18 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Femrat ruse zgjedhin bukuroshin e Kombëtares së Zvicrës (Video/Foto)

Kombëtarja e Zvicrës gjendet në Rusi për Kampionatin Botëror.

Zvicra në ndeshjen e parë nxori një barazim ndaj kampionit të shumëfishtë botëror, Brazili, shkruan IndeksOnline.

Gazeta “Blick.ch”, ka bërë një video duke pyetur femrat ruse për bukuroshin e Kombëtares së Zvicrës.

Vota më të shumta morën futbollistë si; Remo Freuler, Haris Seferovic dhe Fabian Schar me nga 4 vota. Kurse, Ricardo Rodriguez, 3 vota.

Vota po ashtu kishte edhe për yjet shqiptarë, si Granit Xhaka (2 vota), Blerim Xhemaili (1 votë) dhe Valon Behrami (2 vota).

Në foton e prezantimit të futbollistëve zviceran mungonte Xherdan Shaqiri, prandaj futbollisti kosovar nuk mori asnjë votë.

Kujtojmë që ndeshjen e ardhshme Zvicra e zhvillon ndaj Serbisë./IndeksOnline/