10:16 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fenerbahce afër futbollistit të Barcelonës, turqit shkojnë në Rusi (Foto)

Skuadra e Fenerbahces është afër ta sigurojë futbollistin e Barcelonës, Yerry Mina.

Mediat në Turqi thonë se klubi është afër ta huazoj lojtarin kolumbian, transmeton IndeksOnline.

Mina u transferua në Barcelonë gjatë janarit të 2018 për 12 milionë euro nga klubi i Palmeiras. Ai nënshkroi kontratë pesë vjeçare dhe këtë sezon zhvilloi 5 takime.

Presidenti i klubit turk, Ali Koc ka një marrëdhënie të mirë me anëtarët e Barcelonës. Andaj, ky transferim mund të bëhet shumë shpejt.

Përveç kësaj, thuhet se turqit kanë udhëtuar për në Rusi, në mënyrë që kjo marrëveshje të finalizohet sa më shpejt./IndeksOnline/