17:01 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Fenerbahçe – Basaksehir, Muriqi startues i padiskutueshëm

Fenerbahçe do të përballet me Basaksehirin në ndeshjen derbi të xhiros së 19 në Superligën e Turqisë.

Vendasit kanë publikuar formacionin startues, dhe aty s’kishte si të mungonte luani i Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline.

Muriqi do t’i prij sulmit të Fenerbahçes dhe do të jetë rreziku kryesor për ekipin kundërshtar.

Momentalisht Fenerbahçe gjendet në vendin e pestë me 34 pikë, ndërsa Basaksehir është i dyti me dy pikë më shumë./Indeksonline/