75 Mall Live Search
22:15 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Feniks gati për Evropë, priten transfere e krenari

Skuadra më e suksesshme në futsallin kosovar, Feniks është gati për suksesin e radhës. Skuadra nga Drenasi pritet që edhe një herë të futet në historinë e sportit kosovar pasi që do të organizoi “Main Round” në Ligën e Kampionëve të futsallit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Feniks do të bëjë transfere serioze për tu paraqitur sa më denjësisht në garat evropiane.

Për të arritur suksese të mëdha, Feniks pret që të ketë ndihmë financiare edhe nga biznese serioze pasi që organizimi në Prishtinë është moment historik jo vetëm për futsallin kosovar, por për sportin në tërësi. “Main Round” në Prishtinë luhet nga data 2 deri me 8 tetor në kryqytetin kosovar.

Në grup me Feniksin pritet të jenë skuadrat më të mëdha nga Evropa ku gjasat janë që të jenë edhe Barcelona e Inter Movistar./Indeksonline/

Temat: