22:24 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Humbje zhgënjyese e Feniksit, shumë pranë eliminimit nga Champions League

Feniksi e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Champions League për futsall.

Në kuadër të grupit të katërt A, Feniksi ka pësuar humbje nga Lida me rezultat të ngushtë, 2-3.

Kështu, humbja e sontme në Prishtinë, do të thotë ”eliminim i parakohshëm” për Feniksin, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, ekziston një shpresë tejet e vogël për kosovarët. Feniksi duhet ta mposhtë Sportingun në ndeshjen e radhës.

Por, fitorja e Feniksit duhet të jetë e thellë, pra me shumë gola diferencë.

Ndoshta, edhe sikur Feniksi ta bënte këtë, nuk do të mjaftonte, pasi që në këtë rast, shikohen ndeshjet e ndërsjella./IndeksOnline/

Temat: