75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

U themelua si klub para 14 vitesh, sonte Feniksi synon ta shkruajë historinë

Feniksi do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të garës më prestigjioze në futsall, Champions League.

Skuadra kosovare pësoi humbje mbrëm nga Kairat Almaty në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultat, 3-7 në kuadër të ”Main Round”.

Por, në rast të fitores sonte ndaj LSM Lidas, Feniksi do ta siguronte kalimin e grupit në këtë fazë, shkruan IndeksOnline.

Drenicasit kanë treguar suksese të mëdha edhe në vitet e fundit në Kosovë duke fituar tituj të ndryshëm, pavarsisht se nuk kanë shumë vite që prej themelimit si klub.

Ishte viti 2004 kur Feniksi u themelua si klub. Dhe tani pas 14 vitesh, Feniksi luan në garën më të madhe ndërkombëtare.

Natyrisht, kjo ka shumë arsye – është puna, sakrifica dhe vullneti i mirë i lojtarëve për të lënë gjurmë në histori.

Padyshim, sporti ka qenë dhe mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës, ndërsa sportistët janë imazhi më pozitiv i saj./IndeksOnline/