11:42 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sot Feniksi përballë yjeve të futsallit botëror, e ka një gjasë për kualifikim

Feniksi do të përballet sot në ndeshjen e tretë të Main Round të kuadër të Uefa Futsal Cup. Sot pritet të jetë sfida më e vështirë për skuadrën kosovare pasi që përballë do të ketë gjigantin e këtij sporti, Sportingun nga Lisbona.

Nënkamionët e Evropës kanë në radhët e veta yje brazilian e portugez dhe janë një nga favoritët për të fituar këtë kupë të çmuar.

Por, Feniksi që nuk u korit as në dy lojët ka ende gjasa për kualifikim.

Në rast se skuadra Lida nga Bellorusia fiton ose barazon me Kairat dhe Feniksi arrin fitore me Sporting, atëherë skuadra kosovare do të kualifikohet.

Nëse Lida humb nga Kairat, Feniksi ka prapë gjasa për kualifikim, por me mundësi më të vogla pasi që i duhet fitore më e thellë ndaj Sportingut. Ndeshja fillon sot në orën 20:30 dhe pritet spektakël i vërtetë në parket./Indeksonline/

Temat: