17:12 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / M. M

Ferat Shala: PDK-ja si çdo herë ka mbështetjen e Grykës së Llapushnikut

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, sot gjatë ditës ka vizituar bashkëluftëtarët e tij në nëndeget e fshatrave të Grykës së Llapushnikut.

Shala, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, cdo herë ka mbështetjen e Grykës së Llapushnikut.

Ai më tutje ka shkruar se zemra e Grykës së Llapushnikut, rrah me partinë e çlirimtarëve.

May be an image of 3 people, people sitting and people standing

“Partia Demokratike të Kosovës si çdo herë do ta ketë mbeshtetjen e kësaj pjese të Drenicës. Sikur dje në luftë, ashtu edhe sot në paqe zemra e Grykës së Llapushnikut rrah me partinë e çlirimtarëve dhe të shtetformuesve”, ka shkruar Shala.

May be an image of 4 people and people standing