12:13 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ferguson dhe Wenger bëhen trajnerët e parë që futen në ‘Hall of Fame 2023’

Premier League ka njoftuar sot se menaxherët legjendar Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger janë futur në ‘Hall of Fame’

Me 16 tituj mes tyre, ata janë individët e parë të inkuadruar si pjesë e ‘Klasës së 2023’.

Arsene Wenger ka folur rreth kësaj

“Do të doja të njihesha si dikush që e donte Arsenalin, i cili respektoi vlerat e klubit dhe e la atë në një pozicion ku mund të rritet dhe të bëhet edhe më i madh”.

“Të ndaj këtë me Sir Alex është një nder i madh për mua. Është si dy boksierë, që luftojnë si të çmendur dhe kalojnë distancën së bashku. Por, në fund të ditës, kanë respekt dhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u takuar bashkë.” ka thënë ai. /IndeksOnline/