10:13 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Ferizaj në krizë, Labinot Tahiri dhuron 3 mijë euro

Skuadra e Ferizajt është në krizë të madhe financiare që një kohë të gjatë.

Ish-skuadra e Superligës së Kosovës tani e Ligës së Parë, po përballet me vështirësi të shumta gjatë këtyre vjetëve të fundit, shkruan IndeksOnline

Pak ditë më parë, klubi njoftoi opinionin se janë afër të largohen nga garat për shkak të borxheve të shumta dhe mospagesave të lojtarëve.

Megjithatë klubi ferizajas sot gjatë ditës ka marrë një ndihmë nga këngëtari i njohur dhe humanisti, Labinot Tahiri.

Tahiri përmes rrjeteve sociale ka treguar se jep 3 mijë euro për klubin e Ferizajt.

“Sa për lehtësimin e lojërave në vazhdimësi, i japim këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtnisht, për të ngjallur jo vetëm Ferizajn, por të gjitha klubet e sportit në vendin tonë me qëllim që të triumfojë sporti në arenën ndërkombëtare pa pengesa politike, sidomos të rinjtë e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin dhe ta bëjnë jetën si Messi në Argjentinë, e Ronaldo në Portugali”, shkruhet në njoftimin e Tahirit.

Kujtojmë se Ferizaj gjendet në pozitën e shtatë në Ligën e Parë, Grupi B  – me 23 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/